PS: Ja 100 arsyet se përse shqiptarët s`duhet ta votojnë Berishën
Duke filluar nga sot Partia Socialiste do të paraqesë të gjitha ato që ajo i cilëson si skandale korruptive të qeverisë deri në përfundim të 100 ditëve të mandatit të saj.Deputeti i PS-së Sajmir Tahiri është shprehur në një konferencë për shtyp se PS-ja do të japë këto ditë 100 arsyet se përse shqiptarët nuk duhet ta votojnë Sali Berishën në zgjedhjet e 23 qershorit."Në këto 8 vjet qeverisësë, Shqipëria është më e varfër dhe më e përçarë. 100 vite janë pak për të denoncuar skandalet e qeverisë së Berishës. Duke filluar sot ne do të tregojmë 100 arsyet se përse shqiptarët nuk duhet të votojnë Sali Berishën” tha Tahiri.Ndërsa ka rikujtuar edhe njëherë se sot shënohet 5-vjetorit i Gërdecit, Tahiri ka theksuar se kjo tragjedi është edhe një arsye që përse qeveria e Berishës duhet të largohet në 23 qershor."Qeveria e Berishës mbush 100 ditët e fundit në 5 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit. Tragjedia e Gërdecit ka mbetur ende pa autorë të vërtetë. Pas 5 vitesh fajtorët e vërtetë janë të lirë, ndërsa ekzekutorët kanë marrë dënime përkëdhelëse. Tragjedia e Gërdecit është vetëm një nga arsyet se pse kjo qeveri deuhet ti japë fund qeverisjes me 23 qershor. Mbetemi të vendosur për të vënë përpara drejtësisë të gjithë përgjegjësit e tragjedisë" tha Tahiri.Ai ka theksuar se shqiptarët në 23 qershor duhet të zgjedhin rilindjen shqiptare dhe Partinë Socialiste dhe jo rrënimin e mëtejshëm të vendit.