Rreshjet e shiut duke u shtuar, mblidhet Shtabi i Emergjencës
Mblidhet Shtabi i Emergjencës në Prefekturën e Fierit.Shtabi i Emergjencës është mbledhur pasditen e sotme në Prefekturën e Qytetit të Fierit, pasi pas rreshjeve të shumta të shiut, rrezikohet që lumi Vjosë të dalë nga shtrati.Situata është tepër alarmante pasi rreshjet e shiut vijojnë që të bien.Gkithashtu probleme nga rreshjet janë shkaktuar edhe rrethin e Krujës.Rreshjet e shiut kanë bërë që lumi Ishëm të dalë nga shtrati duke përmbytur të gjitha tokat përreth tij. Po kështu për shkak të rreshjeve të shiut janë përmbytur 50 hektar tokë në komunën Bubs.Këto përmbytje janë bërë për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese, duke shkaktuar dëmtime të mëdha edhe në bujqësi.Por më shqetësues është fakti që sipërfaqet e përmbytura pritet të rriten akoma dhe më shumë, pasi rreshjet e shiut vijojnë që të bien.