Aksident me pasojë tre të plagosur në aksin Lezhë-Laç, pranë Milotit

Një aksident me pasojë tre të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç, pranë Milotit.Sipas burimeve nga policia janë përplasur me njëra tjetrën dy makina tip “Benz”, njëra me targa shqiptare dhe tjetra me targa kosovare.Nga përplasja kanë mbetur të plagosur tre persona, njëri prej të cilëve në gjendje më të rëndë.Menjëherë në vendin e aksidentit kanë mbërritur forcat e policisë dhe të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.Shpëtim Jahja, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore, është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës për një ndihmë mjeksore më të specializuar kurse dy të plagosurit e tjerë të cilët kanë marrë plagë më të lehta, Pjerin Gjekaj dhe Isa Bajramaj, janë dërguar në spitalin e Lezhës.Policia ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.