Hapen portat, dhjetra hektarë tokë nën ujë në Shkodër

Hapja e portave të Hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe Komanit, ka sjellë sërish në vëmendjen e banorëve të zonës se Nënshkodrës përmbytjet. Dhjetra hektarë tokë janë nën ujë në Qarkun e Shkodrës, ku edhe si rezultat i reshjeve të shumta të shiut dhe hapjes së portave të hidrocentraleve niveli i lumenjve Drin dhe Bunë, ka pësuar rritje dhe duke shënuar një situatë në kushtet e alarmit.Prefektura e Shkodrës ka mbledhur komisionin e emergjencave civile dhe po mban kontakt të vazhdueshëm, me kryetarët e njësive vendore për monitorimin e situatës. Disa prej fshatrave të komunës Bërdicë, Ana e Malit ndodhen nën ujë, por prezencë uji ka thuajse në të gjithë zonën e Nënshkodrës.Megjithatë, ajo çfarë pohohet nga të gjithë kryetarët e komunave bëhet me dije se ende nuk kemi asnjë shtepi nën ujë por rreziku është ende i madh për vetë faktin se nëse do të ketë sërish reshje dhe shkarkimet nga hidrocentralet do të rriten atëherë situata pritet të jetë e njëjtë me ato të para dy viteve ku zona e Nënshkodres ishte e tëra nën ujë.