CEZ: Moti i keq shkakton defekte në linjat e energjisë elektrike

Moti i keq dhe me reshje shiu ka shkaktuar defekte të rënda në linjat e energjisë elektrike në disa qytete të vendit.Sipas një njoftimi të CEZ Shpërndarje si pasojë e një avarie në nënstacion ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në qytetin e Skraparit dhe në fshatrat përreth.Gjithashtu CEZ njofton se si pasojë e përmbytjeve në nënstacionin që furnizon rrethin e Laçit me energji elektrike ka mungesë të energjisë në qytet dhe në fshatrat përreth.Po sipas CEZ parashikohet që të stakohet energjia edhe në qytetin e Lezhës, pasi niveli i ujit në nënstacionin e këtij qyteti po arrinë pikën kritike.Ndërkohë CEZ njofton se grupet e emergjencës po punojnë për stabilizimin e situatës dhe për rikthimin e energjisë.