Hotel “Rogner” festë për fëmijët e fshatit SOS
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2013, 14:52
Hotel “Rogner Europark” i ka ofruar fëmijëve të fshatit SOS një ditë festive me rastin Ditës së Verës.Rreth 90 fëmijë jetimë kanë kaluar disa orë të këndshme në ambjentet e Rogner duke ndjerë ngrohtësinë e një familjeje të madhe.Ana Maria Tace menaxhere marketingu është shprehur se duke qenë se koha nuk ka qenë shumë premtuese për të festuar u mendua që të organizohej një festë e veçantë.Nën tingujt e muzikës fëmijët kanë kërcyer dhe kanë kënduar pavarësisht reshjeve të shumta të shiut që kanë shoqëruar këtë 14 Mars.