Basha: Tirana me qendër kontrolli të trafikut më moderne në Evropë
Kamera të vendosur në çdo kryqëzim dhe një sistem monitorimi në bazë do të njoh me trafikun në çdo moment. Po ashtu nga ky sisitem kompjurterik do të funksionojnë në mënyrë automatike semaforët në Tiranë duke i dhënë fund ndezjes me çelsa që bëhet deri tani.Aktualisht këto pajisje janë instaluar në 49 kryqëzime ekzistuese, nga 51 të tilla si dhe janë instaluar dhe ndezur 4 kryqëzime të reja. Në këtë mënyrë të gjithë qytetarët mund të marrin informacioni në lidhje me pikat e renduara të trafikut ndërsa policia bashkiake ka të qartë vendin ku duhet të ndërhyhet në rast bllokimi apo incidentet të padëshirueshme në trafik. Krytari i bashkisë së Tiranë tha se në maj kjo qëndër do të jetë tërsisht e përfunduar.Po nëpëmjet bashkisë dhe policisë së shtetit ka një marrëveshje që nëpëmjet këtij sistemi të vëshgimit të rrugëve të bëhet e mundur kalimi i të dhënave në raste problemesh apo incidentesh për të rritur sigurinë në vend.Brenda marsit do të realizohet instalimi i 3 tabelave të tjera të parashikuara në projekt. Në 23 pika ku dhe trafiku është më i dendur do të instalohen kamera për monitorim 24 orë, të lidhura me Qendrën e Kontrollit të Trafikut.