Bllokohet rruga e Currilave në Durrës, shkak rrëshqitja e dherave

Reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje edhe në kodrën e Currilave, në qytetin e Durrësit.Masive dheu kanë bllokuar plotësisht rrugën dhe për pasojë edhe qarkullimin e automjeteve në këtë zonë.Më të rrezikuarat nga rrëshqitjet e dherave janë banesat dhe bizneset e ngritura në krahun e kodrës.Mësohet se rrëshqitjet në këtë zonë janë rishfaqur për të pestën herë gjatë këtij sezoni dimëror.Rrëshqitjet në kodrën e Currilave në Durrës kanë nisur të shfaqen dukshëm pas viteve 2000, kur jo vetëm pranë rrugës, por edhe mbi kreshtën e saj filluan të ndërtoheshin godina abuzive.