Një Ditë Vere e festuar në kulmin e dimrit
Një ditë vere festuar në kulmin e dimrit. Në Tiranë ky mund të jetë përshkrimi ideal për 14 Marsin që si traditë supozon fillimin e periudhës së ngrohtë të vitit.Panorama në gjithë kryeqytetin ka qënë kjo. Shi dhe njerëz që mundoheshin të festonin brenda territorit që garantonte çadra.Që në orët e para të mëngjesit, më e frekuentuar ka qënë rruga Murat Toptani, e njohur ndryshe si Pedonalja ku ata pak qytetetarë që kanë dalë, i janë drejtuar panairit të artizanatit dhe luleve për të blerë diçka të veçantë apo edhe ëmbëlsirën tradicionale të kësaj feste bollokume.Pavarësisht shiut,ndër aktivitetet që arritën t`i japin frymë ditës së verës në mot me shi ishin "Banda frymore " dhe Ansambli Tirana.Trupa e Teatrit të Metropolit ka mbledhur dhjetëra vogëlushe në sheshin te vëllezërit FrashëriNdryshe nga vitet e tjera atmosfera e Ditës së Verës nuk ka patur gjallërinë e duhur për shkak të kushteve jo favorizuese atmosferike.