NBA, Majemi fiton përballë Nju Jorkut

Majemi ka regjistruar mbrëmë fitoren e 14-të radhazi në NBA duke barazuar rekordin e historisë së kësaj skuadre me suksesin 99-93 përballë  Nju Jork, duke treguar njëkohësisht se të paktën në Konferencën e Lindjes nuk ka rivalë.Në një ndeshje përballë skuadrës që në këtë sezon e kishte mundur dy herë dhe në të dy rastet me të paktën 20 pikë diferencë, kampionët e NBA kanë treguar se tani i kanë marrë gjërat shumë seriozisht dhe po mendojnë si të mbyllin sa më mirë sezonin e rregullt.LeBron Xhejms ishte përsëri pandalshëm me 29 pikë, 11 topa në tabelë e 7 pasime, duke qenë protagonisti i takimit me lojën e tij si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Para një paraqitje të tillë nuk mjaftuan as 32 pikët e shënuara nga Karmelo Entoni, i cili shpesh u detyrua të dorëzohej para aftësive të "Mbretit" Xhejms që e mbulonte herë pas here duke mos e lënë të kryente gjuajtje të lehta.Narta e mbrëmshme ka qenë e shkëlqyer edhe për LA Leikërs, që kanë fituar mes drithërimave me rezultatin 99-98 ndaj Atlantas për të kthyer përsëri bilancin e tyre në ekuilibër me 30 fitore e 30 humbje në këtë sezon. Kobi Brajant dha një spektakël të jashtëzakonshëm si në kohët e tij më të mira me 34 pikë, ndër të cilat disa zhytje që treguan se ai nuk ka harruar si të dominojë në tabelë, por thjesht i ka lënë vendin momentalisht lojtarëve të tjerë në skemat e trajnerit Majk D'Antoni. (LajmeShqip.com)RezultatetMajemi-Nju Jork          99-93Oklahoma-LA Klipërs  108-104Memfis-Orlando           108-82Sharlot-Sakramento      83-119Filadelfia-Uashington    87-90Detroit-San Antonio     75-114Dallas-Hjuston  103-136Çikago-Indiana 92-97Atlanta-LA Leikërs       98-99