Pique: Gjyqtari duhet të kërkojë falje

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka deklaruar se gjyqtari i takimit El Clasico ndaj Real Madridit duhet të kërkojë falje për gabimet e tij. Perez Lasa e përjashtoi Victor Valdesin pas përfundimit të ndeshjes për shkak të protestave të portierit, i cili dyshoi në vendimin e gjyqtarit për të mos akorduar penalti në fund të ndeshjes.“Shpresoj që Perez Lasa do të kërkojë falje para se të drejtojë ndonjë ndeshje të Barcelonës në të ardhmen”, ka thënë i frustruar Pique.