Cavani larg Napolit, tre skuadra në ndjekje të bomberit uruguaian

Edhe pse në muajin e fundit sulmuesi Edinson Cavani nuk po kalon një formë të mirë sportive përsëri ai mbetet një nga lojtarët më të kërkuar të merkatos.Mançester City mbetet akoma te skuadra kryesore që kërkon shërbimet e uruguaianit por për të arritur te sulmuesi "Qytetarët" do të përballen me një konkurrencë të ashpër me Real Madrid  dhe PSG.Uruguaiani mendohej se ishte alternativa e parë për Roberto Mançinin në sezonin e ardhshëm, arsye për të cilën trajneri italian kishte pranuar shitjen e Balotelit te Milani dhe do të nxjerrë në shitje Edin Dzeko gjatë verës.Por me sa duket, kjo tentativë e klubit anglez do të hasë në vështirësi të mëdha, pasi Real Madrid ka bërë hapa konkretë para për të bindur përfaqësuesit e lojtarit të pranojnë transferimin e tij në kryeqytetin spanjoll në sezonin e ardhshëm.Klauzola e largimit të lojtarit nga Napoli është 65 milion euro, me klubin italian që ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të bëjë ulje për këdo që interesohet për të.Nëse Mançester City dhe Real Madrid nuk do të vendosin të paguajnë këtë shumë, nga situata do të përfitojë PSG, që pret me qetësi hapjen e merkatos për të bërë ofertën zyrtare për transferimin e lojtarit, pasi është në gjendje të paguajë çfarëdo shifre për futbollistët që dëshiron të blejë.Pas Interesimti për Wein Rooney kryeqytetasit francez kërkojnë të bëjnë një tjetër goditje të madhë në sulm me qellimin që të ndërtojnë një supërskuadër të denjë për të dominuar futbollin botëror.