Oezil: Nuk kam probleme me Mourinhon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2013, 18:00
Mesfushori i Real Madridit, Mesut Oezil, ka folur për atmosferën brenda skuadrës dhe ka thënë se ai ka raporte shumë të mirë me Mourinhon.”Ne jemi një ekip. Nëse shikoni se sa suksesshëm luajmë, ju nuk mund të dyshoni qe diçka nuk është në rregull brenda skuadrës sonë”.”Nëse nuk do të ishim të bashkuar, nuk do ta kishim mposhtur Barcelonën. Ne e trajtojmë njëri-tjetrin me shumë respekt. Jemi si një familje e vogël”.”Unë ia kaloj shumë mirë me Mourinhon. Ai më mbështet mua kurdo që mundet dhe për mua ai është njëri prej trajnerëve më të mirë në botë”, ka thënë Oezil.