Primera Divizion, ja rezultatet e javës së 26-të

Janë  luajtur këtë fundjavë ndeshjet e vlefshme për javën e 26- të Primera Divizion. Përballja më e rëndësishme ishte padyshim El Klasiko i radhës mes Real Madrid dhe Barcelonës i cili tregoi edhe një herë formën e mirë që po kalojnë madrilenët dhe krizën e rezultateve që po kalojnë Katalanasit në ndeshjet e fundit.Barcelona bie për herë të dytë brenda katër ditësh në gjunjë para Realit të Madridit duke u mundur tashmë edhe në kampionat me rezultatin 2-1. Dy disfata në lojë dhe rezultat, që ngrenë më shumë pyetjen: Mos vallë kemi të bëjmë me fundin e një epoke, të skuadrës më të mirë në botë,?Pas triumfit në Kupën e Mbretit Madrilenët e drejtuar nga Mourinho arrijnë të mundin përsëri skuadrën e Barcelonës edhe pse në formacion një pjesë e mirë e skuadres vinin si zëvendësues. Kriza në kampionin katalanas që nën drejtimin e teknikut Roura ka humbur shumë nga vlerat e vërteta të skuadrës tashmë janë mëse evidente. "El Clasico" i 166-të flet totalisht për Realin.Benzema dhe Morata shënuan dy golat për skuadrën e Mourinho që në këtë fazë të kampionatit duket se ka gjetur formën më të mirë të mundshme. Ndërsa për Barcelonën golin e vetem të takimit e shënon sulmuesi i përhershëm Lionel Messi, i cili edhe pse nuk po kalon një formë të mirë sportive përsëri arrin të gjejë rrugën e rrjetës.Përveç kësaj superpërballje në kampionatin Spanjoll, një përballje tjetër e rëndësishme ka qenë edhe ajo mes Malges dhe Atletiko Madrid e cila ka përfundur me rrjeta të paprekura. Në ndeshjet e tjera të Primera divizion janë shënuar këto rezultate: Getafe - Zaragoza 2-0,  Real Madrid - Barcelona 2-1, Deportivo - Rayo Vallecano 0-0,  Osasuna - Athletic Bilbao 0-1, Valencia - Levante 2-2, Granada - Mallorka 1-2,  Espanyol - Valladolid 0-0, Malaga - Atletiko Madrid 0-0Real Sociedad - Real Betis 3-3Ndërsa sot do të mbyllë javën e 26-të sfida mes Sevilla -Celta Vigo.