Premier League java e 28-të. Tottenham fiton Derbin Londinez
Supersfida më e rëndësishme e javës së 28-të në kampionatin anglez ka qënë ajo mes Totenhem dhe Arsenal e njohur ndryshe si Derbi Londinez.Në këtë superduel Tottenhemi ka mundur Topçinjtë me rezultatin 2-1, duke fituar jo vetëm ndeshjen e radhës por edhe një përballje direkte që vendosë shumë mbi pjesëmarrje në Ligen e Kampionëve.Gjithçka ka folur në favor të skuadrës së Totenhem që në pjesën e parë, ndërsa minutat e fundit kanë rezultuar fatale për "topçinjtë" e Venger. Garet Beil gjen golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 37 ndërsa 2 minuta më vonë është Lenon që ngrin në qiellin e 7 tifozët e Spursave duke dyfishuar shifrat e rezultatit.Goli i Mertesaker në pjesën e dytë thjesht shërbeu për të ndezur më shumë takimin, i cili u shoqërua me raste të shumta deri në minutat e fundit të kësaj ndeshje mjaft emocionuese. Në përfundim, Totenhem iu gëzua 3 pikëve që e ngjitin përsëri në vendin e tretë në renditje, ndërsa largojnë përkohësisht Arsenalin nga lufta për një vend në Ligën e Kampioneve.Në ndeshjet e tjera të kësaj fundjave Manchester United ka shënuar fitoren e radhës ndërsa këtë herë "viktima" ka qenë Norëich Cityn. Djajtë mposhtën këtë skuadër me rezultat të thellë 4-0. Kagaua ishte njeriu kryesore I kesaj nsfide me tre golat e tij. Ndërsa golin e fundit për të besuarit e Ferguson e shënojë Runi në minutat e e fundit të ndeshjes. Një fitore të thellë 4-0 arritit edhe Liverpull ndaj skuadres së Uigan. Spursat me këtë fitore bindese tashmë janë rikthyer në vendin e 7 të renditjes duke shpresuar që ti afrohen sa më parë kreut të renditjes dhe veçanërishtë zonës së kupave të Europës. Në ndeshjet e tjera të kësaj fundjave janë shënuar këto rezultate:Sunderland - Fulhem 2-2Swansea - Neucastle 1-0Stoke City - West Ham 0-1Sothempton - QPR 1-2Chelsea - West Bromwch 1-0Everton - Reading 3-1Manchester United - Norwich 4-0Wigan - Liverpool 0-4Tottenham - Arsenal 2-1Ndërsa sot mbyllë javen e 28-të sfida mesAston Villes dhe Manchester City