Rafa Benitez i ka orët e numëruara te Chelsea
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2013, 12:23
Rafa Benitez i ka orët e numëruara te Chelsea. Sipas asaj që raporton "La Gazzetta dello Sport", presidenti Roman Abramovich është xhindosur pas deklaratave btë ish teknikut të Inter dhe Liverpool dhe ndeshja e së dielës kundër West Bromwich Albion do të jetë vendimtare.Sipas asaj që shkruan gazeta italiane, bosi rus pëlqen të ulë në stolin e "Bluve" Fabio Capellon, i cili zotëron ende një shtëpi në Londër dhe është personazh shumë i respektuar.Por pengesë për këtë mund të bëhet Federata Ruse e Futbollit e cila i ka beusar italianit kombëtaren në prag të Kupës së Botës 2014.