Bayern mund Dortmundin dhe kalon në çerekfinale

Bayern Munchen vazhdon të mos njohë rivale as në Kupën e Gjermanisë. Viktima e radhës që ra preh e bavarezëve ishte skuadra e Dortmund e cila u mund me rezultatin minimal 1-0.  Në "Allianz Arena" goli i holandezit Roben i dha mundësi skuadrës së Bajernit që të kalojë në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë.Të besuarit e Jup Heynckes vazhdojnë dominimin e tyre në futbollin gjerman gjë të cilën e kanë treguar gjatë gjithë sezonit dhe e konfirmuan edhe ndaj kundërshtarit më të fortë të momentit. Bavarezët arritën të dominonin në lojë dhe në raste, ndonëse kanë gabuar shumë para portës kundërshtare. Ndërkohë, Dortmund nuk ka arritur të rivalizohet me Bajernin dhe duhet thënë se porta e Nojer u rrezikua shpesh herë, edhe pse Klop kishte aktivizuar si zakonisht në sulm treshen e frikshme në letër Levandovski-Gëtze dhe Rojs.Edhe pse Verdhezinjtë kishin premtuar se do të ndalnin bavarezët nuk ja kanë arritur qëllimit. Supergoli i holandezit, Arjan Roben në minutat e fundit të pjesës së parë ka shtangur djemtë e teknikut Klop të cilët nuk kanë arritur të përmbysin rezultatin ndaj një skuadre si Bajerni e cila ka funksionuar përfekt në çdo aspekt të lojës.Pas kësaj fitoreje, Bayerni është favorite kryesorë për fitimin e këtij trofeu. Bavarezët po bëjnë performancë të shkëlqyer në të gjitha kompeticionet duke shprehur qartë se këtë vit synojnë fitimin e të gjithë trofeve të mundshëm.Bavarezët me kalimin e këtij turni u bashkohen në gjysëmfinale skuadrave të tjera si Freiburg, Volfsburg dhe Shtutgart.