Disiplina ndëshkon sërish, Skënderbeu fiton në tavolinë ndeshjen kundër Bylisit

Komisioni i Disiplinës, në mbledhjen e tij të radhës për shqyrtimin e e problemeve disiplinore të konstatuara në ndeshjet e kategorive të ndryshme të Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka marrë masat e tij ndëshkuese.Pas shqyrtimin të kërkesave të paraqitura në zyrat e komisionit të etikës dhe nga vëzhgimet e bëra në ndeshjet e luajtura për të gjitha kategoritë e futbollit në Shqipëri komisioni i disiplinës ka dhënë vendimet për rastet e konstatuara.Ajo që bëri shumë bujë nëpër të gjitha mediat e vendit ishte rasti i ndeshjes Skënderbeu-Bylis ku Ballshiotët në barazimin 2-2 aktivizuan 6 lojtarë të huaj gjë e cila binte ndeshë me rregulloren e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ashtu siç pritej vendimi i Disiplinës i dha fitoren në 3-0 në tavolinë kampionëve në fuqi të Superligës dhe të ndëshkojë përsëri skuadrën e Bylisit.Këta të fundit përjetojnë një ndëshkim të dytë brenda pak ditësh pasi më parë janë gjobitur nga Komisioni i Etikës me një gjobë prej 15 milionë për tolerim të ndeshjes ose siç ka dashur ta emërtoj ky institucion për Komplot të ndeshjes.Përveç humbjes së ndeshjes në tavolinë skuadrës së Bylisit u janë hequr edhe 3 pikë në renditje çka e bënë me absurd faktin e këtij vendimi që sipas komisionit është bazuar në rregulloren e Federatës Shqiptare të Futbollit përkatsishtë në nenin 128 të rregullores së veprimtarisë futbollistike në kategorinë Superiore.Komisioni i disiplinës përveç këtij rasti ka marrë masa ndëshkuese edhe për situatat e konstatuara në kategoritë e mëposhtme apo edhe në veprimtaritë e skuadrave zinxhirë.