Ky është Interi...
Edhe pse me polemika të shumta brenda skuadrws Interi ka mahnitur të gjithë me fitoren e kësaj fundjave. Zikaltërit e drejtuar nga Stramaçioni kanë vërtetuar përsëri se janë një skuadër e paparashikueshme, pas suksesit ndaj Katanias me një përmbysje spektakolare nga 2-0 për vendasit në pjesen e parë në 2-3 për ziklatrit në të dyten.Katania ka dominuar plotësisht pjesën e parë, me Interin që thuajse nuk ishte në fushën e lojës dhe rezultati 2-0 pas 45 minutave mendohej se po çonte Stramaçionin drejt një disfate të rëndë dhe shkarkimi të mundshëm. Por trajneri i Interit vendos të braktisë rotacionin dhe në pjesën e dytë aktivizon Palacion në vend të Rokit, me argjentinasin që kthen plotësisht fatin e ndeshjes. Fillimisht ai pason për Alvarez shkurton diferencën me një gjuajtje me kokë, ndërsa më pas gjen vetë dy herë rrugën e rrjetës, duke i dhënë suksesin 3-2 skuadrës së tij në minutën e 92-të të takimit, e praktikisht duke i shpëtuar vendin trajnerin Stramaçioni.Një rezultat të rëndësishëm këtë javë shënon edhe Fiorentina e cila rikthehet te fitorja pasi mundë në shtëpi skuadren e Kievos me rezultatin 2-1. Skuadra e drejtuar nga Montela vazhdon të mbajë vendin e gjashtë në renditje, vetëm 3 pikë larg Milanit të vendit të tretë, duke mbetur në luftën për një vend në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm.Po ashtu edhe Roma e Andreacolit duket se e ka marrë veten dhe po tregon një ekuilibër në fushë duke siguruar rezultate pozitive. Në "Olimpico", Totti me shokë mundën 3-1 Genoan e Balardinit, ndërsa për kapitenin ishte një natë magjike. 36-vjeçari, flamuri i ekipit shënoi golin e parë me penallti por ky gol ishte shumë i veçantë sepse e ngjit në kuotën e 225 golave në karrierë që do të thotë, bëhet një nga golashënuesi më i mirë në historinë e Serisë A duke barazuar suedezin Gunnar Nordhal dhe tani përpara ka vetëm Silvio Piolan i cili ka shënuar 273 gola, 48 më shumë se kapiteni verdhekuq.Në javen e 27-të të kampionatit Italian janë shënuar këto rezultate:Napoli - Juventus 1-1Milan - Lazio 3-0Torino - Palermo 0-0Siena - Atalanta 0-2Bolognia - Cagliari 3-0Fiorentina - Chievo 2-1Catania - Inter 2-3Sampdoria - Parma 1-0Pescara -Udinese 0-1Roma - Genoa 3-1