Pirlo: Juventusi nuk është gati për Champions League

Edhe pse atmosfera në kampin e Juventusit për një triumf të mundshëm në Chempions League është shumë pozitive,  Andrea Pirlo ul me këmbë në tokë euforinë e bardhezinjëve. Ai beson se Juventusi nuk është ende gati për ta fituar Champions League, sidomos në këtë sezon, sepse është i vetëdijshëm se ekipet e tjera kanë më shumë cilësi se sa kampionët e Serie A.Edhe pse Bardhezinjtë kanë impresionuar deri më të tani në Chempions, Pirlo insiston se skuadra ku ai bën pjesë nuk mund të shihet si favorite për të fituar garën.  "Unë nuk mendoj se jemi gati për ta fituar atë ende. Edhe pse po luajmë  mirë dhe do të vazhdojmë të bëjmë maksimumin tonë, shoh se ka ekipe më të forta se Juventusi në garë", ka thënë Pirlo për "La Repubblica".Mesfushori pastaj vazhdoi të lavdërojë Antonio Konten dhe shpreson se trajneri i suksesshëm do të qëndrojë në gjatë në radhët e Juventusit pasi ai është rritur me ndjenja të forta për këtë skuadër. "Conte është një trajner i madh, por do t'i duhet të mësojë gjuhën, nëse do të shkojë jashtë vendit për shkak të komunikimit. Kjo është shumë e rëndësishme për të. Unë besoj se Juventusi është vendi më i mirë për të, por ai mund të punojë kudo", është shprehur mesfushori bardhezi.Në fund Pirlo foli edhe për supersfidën e fundjavës në Seria. Ai insistoi se ndeshja kundër Napolit në fundjavë nuk do të jetë vendimtare për titullin kampion. "Sfida kundër Napolit do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, por nuk do të jetë vendimtare. Ne të gjithë jemi të qetë dhe të relaksuar përpara ndeshjes në fjalë pasi kemi një avantazh prej 6 pikësh. Përkundrazi ata duhet të shqetësohen pasi ndodhen pas nesh dhe një humbje tjetër e jona do të mbyllte përfundimisht ëndrrën e tyre për të rivalizuar denjësisht për titull kampion", përfundon Pirlo.