Superliga Shqiptare, ja përmbledhja e javës se 17-të

Superliga ka luajtur në fundjavë ndeshjet e vlefshme për javën e 17-të ndërsa ajo që bie në sy është dominimi i skuadrave të mëdha të cilat kanë arritur fitore pa llogaritur nëse luajnë në transfertë apo jo.Fitorja e parë e kësaj fundjave ka qenë ajo e Skëndërbeut në Laç kundër vendasve me rezultatin 2-0. Golat për kampionet në fuqi të kampionatit Shqiptarë u shënuan në pjesen e dytë nga Plaku dhe Bici që I japin skuadre tre pikë të vlefshme në rrugen drejt titullit kampion.Në Qemal Stafa skuadra e Tiranes ka arritur të marrë fitoren e parë nën drejtimin e Nevil Dedes. Kryeqytetasit munden me rezultatin 2-1 skuadren e Luftëtarit. Sulmuesi Morina me dopieten e tij ishte padyshim njeriu I ndeshjes në këtë përballje duke i dhuruar skuadres tre pikë të vlefshme në luften për pjesmarrjen në kupat e Europes.  Tekniku Dede pas barazimit në ndeshjen e debutimit arrinë ti rikthejë skuadres identitetin duke marrë fitoren e parë në krye të bardhë e bluve.Ndryshe nga dy skuadrat e para ekipi që po kalon momentin më të mirë në kampionat për momentin është Falmurtari. Vlonjatet pasi kanë mundur edhe Shkumbinin në transfert kanë regjistruar fitoren e 5 radhazi nën drejtimin e teknikut Gjoka. Ku i fundit ka gjetur ilaçin e duhur dhe e ka rikthyer skuadrën pretendente kryesore për të zënë të paktën vendin e dytë në renditje. Vendimtarë në këtë ndeshje ishin Goli I Memellit dhe Dopieta e Muzakes.Po ashtu në këtë fundjavë një fitore të rëndësishme ka arritur edhe skuadra e Vllaznisë e cila në Fier ka mundur Apolonin me rezultatin 3-1. Shkodranët arritën të rikthehen të fitorja pas disfates në javen e kaluar ndaj Luftëtarit. Ajo që duhet theksuar është se vendasit e mbyllën ndeshjen me 9 lojtarë ndërsa arbitri dhe edhe nga një penallti për të dyja skuadrat. Në ndeshjet e tjera të kësaj jave Teuta ka fituar 1-0 ndaj Beses. Bylisi ka fituar 3-0 ndaj Kuksit në shtëpi,  ndërsa Kastrioti ka fituar në transfertë ndaj Tomorit.