Gara për lojratin e vitit në Premier League
Gara për lojtarin më të mirë të vitit në Premier Ligë pritet të jetë tejet e ngushtë mes tre lojtarëve. Sulmuesi i Manchester United, Robin Van Persie, ai i Liverpoolit Luis Suarez dhe mesfushori i Tottenhamit, Gareth Bale pritet të jenë në një garë të ngushtë në garën për lojtarin më të mirë në Premier Ligë.Van Persie është aktualisht golashënuesi më i mirë në Premier Ligë me 19 gola, një më shumë se Suarez. Bale është i treti me 15 gola të shënuar.Që të tre trajnerët e skuadrave të tyre kanë shprehur mbështetjen e tyre për lojtarët e skuadrës duke dhënë argumente për lojtarët e tyre se duhet të zgjidhen si më të mirët e vitit.Ferguson ditë më parë deklaroj se Van Persie duhet të shpallet lojtari më i mirë pasi që nuk ka sulmues aktualisht më të mirë në Premier Ligë.Edhe Andres Villas Boas ka përkrahur Gareth Bale për më të mirin duke thene se ai është një mesfushor dhe ka arritur aq shumë gola.Sot trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers shprehur publikisht mendimin e tij se Luis Suarez duhet të fitoj këtë çmim. Rodgers tha se Suarez është lojtari më i kompletuar dhe se askush para tij nuk e meriton këtë çmim.