Adriano Galiani: S`duhet të shpërqëndrohemi në ndjeshjen me Barcelonën

Adriano Galiani kërkon që Milani të marrë të gjitha ndeshjet me radhë dhe të mos shpërqëndrohet që tani për ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës në Ligën e Kampioneve, pasi duhet të mendojë si të kalojë Lacion dhe Xhenoan para sfidës me katalanasit. Ndeshja me Lacion është shumë vendimtare, pasi dy skuadrat janë rivale për një vend në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm."Tani nuk mund të mendojmë për Barcelonën, pasi kemi dy ndeshje që duhen fituar. Fillimisht kundër Lacios e pastaj Xhenoa", tha Galiani për faqen e internetit të klubit."Kjo javë e kampionatit do të jetë shumë e rëndësishme pasi vihen përballë ekipi i parë me ekipin e dytë, si dhe vendi i tretë kundër vendit të katërt. Me përjashtim të Fiorentinës, të gjitha skuadrat kryesore kanë përballje ndaj njëra-tjetrës"."Janë shumë skuadra që luftojnë për vendin e tretë. Jemi ne, Lacio, Inter, Fiorentina, Katania dhe Roma. Janë 6 skuadra që luajnë për vendin e tretë. Ky është një kampionat brenda kampionatit", paralajmëroi Galiani.