Napoli dhe Juventus ndajnë nga një pikë në "San Paolo"
Në "San Paulo" supersfida e kampionatit Italian mes Napolit dhe Juventusit është mbyllur në barazim 1-1. Kjo sfidë e cila konsiderohej si një përballje për titullin kampion nuk ka patur fitues pasi barazimi ka qenëi denjë sepse të dy ekipet dhanë shumë në fushën e lojes. Nga ky rezultat më të kënaqur janë dukur kampionët në fuqi të Italisë pasi vazhdojnë të ushëheqin kampionatin me 6 pikë diferencë. Në një atmosferë shumë entuziaste në "San Paolo", kanë qënë bardh e zinjtë që kanë gjetur shumë shpejt golin me Kielinit në minutën e 10-të, me anë të një gjuajtjeje me kokë e cila nuk i dha mundësi portierit Desantis që të reagonte. Mbrojtësi juventin që u ka munguar bardhë e zinjve për më shumë se 2 muaj është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar një gol vendimtar që në ndeshjen e tij të parë për vitin 2013. Kalimi i shpejt i "Zonjës" në avantazh bën që Napoli të rrezikojë shumë duke u hedhur në kërkim të barazimit, pasi lë hapësira në prapavijë por që nuk shfrytëzohen mirë nga të besuarit e Kontes. Sulmuesi Malazez ,Vuçiniç që në mbrëmjen e djeshme ishte jashtë formës së tij i cili humbi disa herë mundësinë për të dyfishuar rezultatin. Atëherë kur mendohej se Juventus do të shënonte golin e dytë, vjen edhe goli i barazimit për Napolin, në minutën e 43-të. Një gjuajtje potente nga jashtë zonës e Inter devijohet me kokë nga Bonuçi dhe përfundon në rrjetën e portës së Bufon duke mbyllur pjesën e parë në baraspeshë 1-1. Në pjesën e dytë është Napoli që krijon më shumë raste për të shënuar, ndërsa Juventusi preferon më shumë kundërsulmet dhe vertikalizimet e shpejta. Por asnjë nga skuadrat nuk arrin të gjejë rrugën e duhur për të shënuar golin e fitores në këtë supersfidë dhe ndeshja mbyllet në barazimin 1-1 që lë gjithçka hapur në luftën për titullin kampion. Megjithatë, Juventusi duket se është larguar më i lumtur nga Napoli pasi nuk la pikë ndaj rivalit direkt dhe tashmë duhet të administrojë avantazhin që ka në renditje në 11 javët që e ndajnë nga titulli i dytë kampion radhazi.