Barça superofertë për Handanoviç, gati 30 milion euro

Përformanca e shkëlqyer që po bën portieri Handanoviç në radhët e skuadres së Interit ka bërë që shumë skuadra të mëdha ta përfshinë atë në projektet e tyre për të ardhmen. Një ndër ekipet më të mëdha në botë Barcelona duket se kërkon përkundrejt çdo çmimi gardianin zikaltër.Sipas burimeve të së përditshmes italiane "Corriere dello Sport", Katalanasit janë mahnitur nga pritjet spektakolare të portierit slloven në derbin e Milanos mes Interit dhe Milanit. Objektivi i drejtuesve të Barcelonës përveç studimit të lojës së kuqezinjve, rivalë direkt në 1/8- at e Ligës së Kampionëve ka qenë edhe portieri i zikaltërve, Samir Handanoviç. Bllokada spektakolare që ai i ka bërë mbi të gjitha Mario Balotellit ka lënë pa fjalë drejtuesit katalanas, mbi të gjitha drejtorin sportiv, Andoni Zubizarreta, i cili në të kaluarën e tij ka luajtur pikërisht në rolin e portierit.Duke parë që në Barcelonë portieri aktual Viktor Valdes ka pranuar se nuk do rinovojë me ta dhe në verë mund të jetë portieri i ardhshëm i Arsenalit, spanjollët kanë gati një ofertë stratosferike për Interin.Sipas të përditshmeve spanjolle, për Samir Handanoviçin drejtuesit Katalanas kanë gati 30 milionë euro, thuajse 3-fishi i asaj që Interi shpenzoi për blerjen e tij dhe, duke marrë parasysh problemet financiare të klubit milanez, presidenti Moratti mund të tundohet realisht nga kjo shifër.Nëse arrihet kjo marrveshje atëher gardiani i kombtares sllovene mund të bëhet portieri më i shitur në historinë e futbollit. Por nëse nuk arrihet kjo marrveshje katalanasit kanë edhe një pistë tjetër të hapur me Totenham për shërbimet e portierit francez Hugo Loris.