Milan - Lazio formacionet e mundshme

Pas përballjes më të rëndësishme të kampionatit Italian për javën e 27 mes dy skuadrave kryesuese sonte në mbrëmje adhuruesit e Seria A do të kenë mundësi të shijojnë një tjetër përballje interesante që vlejnë për të siguruar pjesëmarrjen në Chempions Ligë. Supersfida Milan - Lacio e cilësuar si përballja e Chempionsit do të bëjë për vetë mijëra shikues pasi vetë pozitat e këtyre ekipeve në renditje të bëjnë të mendosh se përballja në fushën e blertë do të jetë tejet interesante. Kuqezinjtë shihen në avantazh ndaj kryeqytetasve pasi luajnë në shtëpinë e tyre dhe fitorja e madhe ndaj Barcelonës ka rritur shumë moralin e skuadrës e cila tashmë kërkon vetëm fitore.Tekniku Alegri pritet që ndaj Lacios të ketë një mungesë të rëndësishme në sulm pasi Baloteli ka një problem në gjurin e djathtë. Vendin e tij pritet ta zërë Pacini ndërsa Milan pritet të zbresë në fushë me formacioni: 4-3-3. Në portë: Abiati. Në mbrojtje: De Shilio, Jepez, Zapata dhe Abate. Ne mesfushë: Muntari, Montolivo dhe Falmini. Ndërsa në sulm do të jetë treshja El Sharaui, Pacini dhe Boateng.Në kampin tjetër te skuadra e Lacios vazhdonë të mungojë sulmuesi Gjermanë Klose. Trajneri Petkoviç pritet që përballë kuq e zinjve të hedhë në fushë formacionin: 4-3-2-1. Në portë: Marketi. Në mbrojtje: Radu, Cana, Biava dhe Pererinja. Në mesfushë: Gonazales Ledezma dhe Kandreva. Ndërsa në repartin e avancuar dyshja Luliç dhe Hernanes do të mbështesin sulmuesin kryesor të kësaj skuadre FlokarinNdeshja do të luhet në San Siro në oren 20:45 minuta ndërsa pritet që tifozëria vendase të mbushë shkallet e stadiumit ashtu siç ka ndodhur në këto ndeshjet e fundit pasi Milan është rikthyer të sukseset dhe kërkonë një mbështetje më të foretë.