Napoli-Juve, formacionet e mundshme
Sot në mbrëmje luhet sfida "skudeto" e javës së 27 të Serie A. Të gjitha biletat e shitura në "San Paolo", ndërkohë përballë do të jetë "Zonja" me +6 pikë diferencë nga ndjekësja e saj më e afërt. Është Napoli-Juventus.Mazzarri zgjedh eksperiencën e Goran Pandev duke ulur në stol baby Insigne, në krah të Edinson Cavanit, ky i fundit në kërkim të golit të "humbur. Në krah do të jenë Maggio dhe Zuniga ndërsa në qëndër Valon Behrami.Nga ana tjetër Conte preferon Giovincon në vend të Matrit për të plotësuar dyshen e sulmit me Vuçiniç. Chiellini do të luajë nga minuta e parë, ndërsa Pogba do ti lerë vendin Vidal në mesfushë. Ndeshja starton më 20.45.Ja formacionet e mundshme:Napoli (3-4-1-2): De Sanctis; Campagnaro, Cannavaro, Britos; Maggio, Behrami, Inler, Zuniga; Hamsik; Pandev, Cavani. Tr.: Mazzarri.Juventus (3-5-2): Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Lichtsteiner, Vidal, Pirlo, Marchisio, Asamoah; Vucinic, Giovinco. Tr.: Conte.Arbitër: Orsato.