Abramoviç kërkon Heynckes si trajner të Chealsea
Trajneri aktual i bavarezëve Heynckes që deri tani ka mahnitur të gjithë me Bayernin e tij në të gjitha kompeticionet dhe që në fund të sezonit do të zëvendësohet nga Guardiola ka përfundur nën vëzhgimin e presidentit të Chelsit Abramovich.Sipas asaj që shkuajnë mediat në Angli, drejtuesit e Chelsea dhe veçanërishtë manjati rus i kësaj skuadre po mundohen të bindin Jupp Heynckes, që të pranojë stolin e "Bluve" të Londrës për sezonin e ardhshëm për të zënë vëndin e Rafa Benitez që në fund të këtij sezoni nuk do të rikonfirmohet.Abramovich ka mbetur i impresionuar nga loja dhe vazhdimësia e rezultateve pozitive të skuadrës bavareze në këtë sezon futbollistik dhe dëshiron ti ofrojë Heinkes mundësinë për të vazhduar karrierën si trajner në një klub prestigjoz në Premier ligë.Heynckes ka mbetur disi i shtangur nga lajmërimi që Guardiola do të vijë në fund të sezonit ndaj edhe mund të bindet lehtë nga kjo ofertë. Por për shërbimet e trajnerit 67-vjeçar gjerman është e interesuar edhe skuadra tjetër e Bundesligës Schalke 04.Idetë e Abramovich për ta rikthyer edhe një herë skuadrën e Chelsit në majat më të larta të futbollit anglez dhe jo vetëm janë të qarta dhe tekniku gjerman shihet si njeriu i duhur për ti ringjallur edhe një herë blutë e Londrës.