Greqi, Trojka takohet me ministrin e financave Sturnaras
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Mars 2013, 07:25
Përfaqësues të Bashkimit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të njohur si Trojka, janë takuar me Ministrin e Financave të Greqisë Yiannis Sturnaras.Takimi vjen disa ditë pasi guvernatori i Bankës Greke tha se ekonomia është përmirësuar, pasi mënjanoi rreziqet e falimentimit dhe daljen nga eurozona.Sturnaras ka kërkuar t'i risigurojë grekët e lodhur nga masat shtrënguese se nuk do të ketë shkurtime të tjera, në se qeveria zbaton masat e rëna dakort më parë.Pas disa vite me mbishpenzime që sollën një borxh publik gjigand, Greqia arriti t’i shpëtojë falimentimit në vitin 2010, përmes një programi shpëtimi nga partnerët e eurozonës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.