Rumania drejt njohjes së Kosovës

Do të ishte gabim në qoftë se Rumania nuk i merr parasysh ndryshimet dhe përparimet lidhur me Kosovën dhe “të vazhdojë të mbetet e ngulitur në vijën e parë si ushtari japonez në Oqeanin Paqësor pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë Titus Korlacean.Këtë deklaratë ministri Korlacean e ka bërë në një televizion rumun, duke u përgjigjur në pyetjen, nëse Rumania do t’i bashkëngjitet trendit evropian sa i përket njohje së pavarësisë së Kosovës."Në Kosovë ekziston një realitet politik të cilin duhet trajtuar në mënyrë inteligjente dhe të hapur ", ka thënë ministri rumun, citon Beta.“Rumania duhet të shikojë me kujdes se si po zhvillohet dialogu politik në mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton. Ky është realiteti të cilin Bukureshti duhet ta ketë parasysh”, tha ministri i jashtëm rumun, Korlacean.