Kosovë, Thaçi raporton sot në Kuvend për takimin me Daçiç

Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës në të cilën do të raportoj, kryeministri Hashim Thaçi lidhur me takimin e tij, të pestë, me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç në Bruksel.Në të njëjtën seancë do të zhvillohet debat parlamentar për kompensimin e pensionistëve për kontributet e dhëna deri në vitin 1999, debat ky i kërkuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së.Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë për herë të dytë edhe Projektligjin për arsimin dhe aftësimin profesional; do të formohet Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për mediat.Edhe në këtë seancë të rregullt të Kuvendit të Kosovës, deputetët do të ngrejnë çështje jashtë rendit të ditës dhe do të shtrojnë pyetje për kabinetin qeveritar.Raundi i gjashtë i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet në 4 mars në Bruksel me  ndërmjetësimin e Përfaqësues së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baroneshën Ashton.