Bullgarët sërish në rrugë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2013, 16:28
Dhjetëra mijëra bullgarë kanë dalë në rrugë në protestat në të gjithë vendin duke treguar kështu se dorëheqja e qeverisë ka dështuar të qetësojë zemërimin publik rreth varfërisë dhe korrupsionit.Mitingjet e së dielës u zhvilluan në qytette si Sofje, Plovdiv, Burgas, Blagoevgrad, Ruse dhe Sliven.Në tubim me të madh, rreth 50 mijë njerëz dolën në rrugë në qytetin e Varnës në Detin e Zi.Kryeministri Bojko Borisov u largua së bashku me qeverinë e qendrës së djathtë e tij më 27 shkurt, pas dy javëve të protestave.Ai qëndron në detyrë derisa të caktohet një qeveri e përkohshme. Zgjedhjet janë caktuar për 12 maj.