Tjetër shpërthim në veri të Mitrovicës

Vijojnë shpërthimet në pjesën veriore të Mitorvicës.  Media kosovare raportojnë se shpërthimi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën "Anka Spahiç" në veri të Mitrovicës në banesën e një qytetari me origjinë boshnjake.Sipas policisë së Kosovës, shpërthimi ka ndodhur në shtëpinë e familjes së Tahir Memoviç ku njëri prej pjesëtarëve të saj është punonjës në zyrën ndërlidhëse në very të Mitrovicës.Mësohet se në shtëpinë e Tahir Memoviç ndodheshin të gjithë anëtarët e familjes në momentin e shpërthimit por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.Që nga fillimi i këtij viti në veri të Mitrovicës  sipas autoriteteve kanë ndodhur  17 shpërthime  ndërsa autorët e këtyre sulmeve akoma nuk janë zbuluar.Objekt i  i sulmeve kanë qënë  të gjitha komunitetet në atë zonë, përfshirë këtu edhe zyrtarët e institucioneve te Kosovës, si dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.Ndërkohë  analistët thonë se aktet e tilla janë kërcënim për sigurinë e përgjithshme dhe ato duhet të parandalohen, në një kohë kur edhe bisedimet në Bruksel do të jenë për pjesën veriore të Kosovës.