Borchard: BE do të ketë rol të rëndësishëm në veri

Shefin i EULEX-it, Bernd Borchard ka deklaruar sot se BE do të ketë rol të rëndësishëm në veri të Kosovës.Në një takim me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, Borchard ka premtuar angazhim substancial të misionit që drejton edhe në të ardhmen.Takimi ka qenë njoftues dhe në vazhdën e takimeve me institucione e subjekte politike.Kreu i LDK-së ka kërkuar nga Borchard që EULEX-i të japë kontributin e vet, në bazë të mandatit që ka, për të instaluar shtetin ligjor në tërë territorin e Kosovës.Ai ka thënë se është jetike për Republikën e Kosovës, si një shtet i ri, që rendi dhe ligji të sundojnë në tërë territorin.Mustafa, po ashtu, prezantoi idetë dhe qëndrimin e LDK-së sa i përket shtrirjes së institucioneve të Kosovës në veri të vendit.