Hovit sërish në Shkup, fokusimi tek kriza

Bashkimi Evropian  po ndjek nga afër zhvillimet politike në Maqedoni.Ndërsa sot do të vizitojë Shkupin raportuesi për Maqedonisë në Parlamentin Evropian, Riçard Hovit.Eurodeputeti britanik njoftoi  Zv.kryeministrin e eurointegrimeve, Fatmir Besimi se për shkak të ngjarjeve me krizën politike në Shkup, do të vijë sot në Maqedoni për takime me liderët politikë.Ardhja e Hovitit në Shkup, vjen pas anulimit të Komisionit të Punëve të Jashtme të PE-së për votimin për Rezolutën e tij për Maqedoninë, me qëllim që të pritet zgjidhje e krizës të cilën në vend e imponoi LSDM-ja, me qëllim që të mos ketë raport negativ në Europarlament.Komisioneri për zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle ditë më parë apeloi se situata e krijuar me bojkotin e opozitës është në disfavor të vendit për aspiratin e tij europiane.