Thaçi paraqet arritjet në dialogun Kosovë-Serbi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka paraqitur ecurinë e dialogut me Serbinë.Në fjalën e tij, Thaçi ka theksuar se në pamundësi për të raportuar në Kuvendin e Kosovës kjo është mënyra e vetme për t’iu drejtuar mesazhin qyetarëve të Republikës së Kosovës“Ky mesazh i drejtohet qyetarëve të Republikës së Kosovës dhe deputëtëve të Kuvendit, në pamundësi për t’iu drejtuar Kuvendit dhe për të informuar qytetarët për procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ndërprerja e raportimit ka qenë për arsye të pengohet informimi i opinonit publik dhe të arriturat e Qeverisë", ka nënvizuar ai.Ai ka shtuar se respekton mendimin ndryshe por jo aktivitete të caktuara të deputetëve të cilat e kanë për qëllim ta shëndërojnë Kuvendin në “cirk”.“Duke respektuar debatin dhe mendimin ndryshe por jo duke lejuar Kuvendin te shenderohet në cirk, e vetmja menyre është që ky mesazh të përcillet aktualisht përmes mediave”, ka theksuar Thaçi