Dialogu me Kosovën, takohen sot Nikoliç dhe Daçiç

Kreu i shtetit serb Timosllav Nikoliç dhe kryeministri Ivica Daçiç do të takohen sot në Beograd për të biseduar për vazhdimin e dialogut me Kosovën.Kryeministri serb Daçiç ka deklaruar më herët se Serbia i mbetet besnike dialogut si një nga mënyrat për zgjidhje.Ndërsa, Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka thënë dje në takimin me ambasadorin amerikan në Beograd, Majkël Kirbi se mbështetja e SHBA-së në bashkësinë ndërkombëtare do të ndihmonte që të arrihej sa më shpejtë zgjidhja e problemit të Kosovës që do të ishte e pranueshme për të dyja palët.Nikoliç ka biseduar me ambasadorin Kirbi në prag të vazhdimit të dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës në Bruksel.Siç ka njoftuar kabineti i Nikoliçit, ambasadori Kirbi ka deklaruar se qëndrimi i administratës amerikane është që zgjidhja e çështjes së Kosovës të arrihet si kompromis I të dyja palëve dhe të jetë e pranueshme edhe për mbarë rajonin.