Bisedimet Kosovë-Serbi, nesër takohen dy kryeministrat Thaçi e Daçiç

Në takimin e nesërm mes kryeministrit të Kosovës  Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiç me ndërmjetësimin e shefes për politike të jashtme në BE Catherine Ashton, pritet të arrihet marrëveshje  rreth krijimit të asociacionit të komunave serbe dhe transformimit të strukturave paralele në institucione të Republikës së Kosovës.Analistët në Kosovë thonë se kompromisi duhet të ekzistojnë nga të dyja palët, por kërkojnë që pala kosovare të mos bëjë lëshime të rrezikshme që asociacionit në fjalë t'i lejojë fuqi ekzekutive si dhe pjesëtarëve të strukturale paralele me të kaluar kriminale t'u lejohet rekrutimin në institucionet e vendit.Takimi ei4 Marsit nga zyrtarët evropianë është vlerësuar edhe si takim historik për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.Në këtë takim do të diskutohet për shpërbërjen e strukturave paralele dhe transformimin e tyre, si dhe krijimin e një asociacioni të komunave serbe.