Zgjedhjet në Bullgari më 12 Maj

Bullgaria do të mbajë zgjedhje të parakohshme, pas dorëheqjes së qeverisë për shkak të protestave kundër saj.Presidenti Rosen Plevneliev i ka thënë Parlamentit se zgjedhjet do të mbahen më 12 maj.Kryeministri Boyko Borisov ka dhënë dorëheqje javën e kaluar, pas protestave më të mëdha në 16 vjet në këtë vend.Protestat, në disa raste edhe të dhunshme, fillimisht kanë shpërthyer si pasojë e faturave të larta të energjisë elektrike, për t’u shndërruar më pas në protesta kundër qeverisë së qendrës së djathtë të Borisovit dhe gjithë sistemit politik.