Maqedoni, pajtohen partitë, Fyle: Prioritet integrimi i vëndit në BE
Dy partitë politike në Maqedoni, VMRO-DPMNE, të kryesuar nga Komisioneri Europian Stefan Fyle, kanë arritur në një marrveshje për tejkalimin e krizës politike në vend. Kryeministri dhe lideri i partisë VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski, kanë vendosur të anashkalojnë mosmarrveshjet dhe ti rikthehen sërish prioritetit për anëtarsim në BE.Lajmi u konfirmua pas takimit të liderave nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili tha se në takim është rënë dakort që të gjitha partitë të rishikojnë politikat e tyre dhe të kthehen në Kuvend ku më pas do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale. Gjithashtu partitë kanë rënë dakord të formohet një komision i përbashkët për zbardhjen e ngjarjeve në Kuvendin e 24 Dhjetorit.Marrëveshja përfshin edhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, data e të cilave duhet të përcaktohet deri më 1 Shtator."Mesazhi im për vendet-anëtare të Bashkimit Evropian, është që të tejkalohen sfidat personale dhe të mundësojnë që frytet nga kjo marrëveshje të realizohen,” tha raportuesi për Republikën e Maqedonisë nga Parlamenti Evropian, Riçard Hovit."Marrëveshja është me rëndësi kyçe për perspektivën evropiane të këtij vendi dhe unë jam krenar që luajta rol në ndërmjetësim. Është e rëndësishme që kjo marrëveshje është arritur nga ana e partive, dhe në interes të vendit. Thellësisht dhe sinqerisht u falënderoj për këtë", shtoi raportuesi Hovit, i pari që publikoi paqësimin politik në Maqedoni në profilin e tij në rrjetin social Tëitter.Gjithashtu në vizitën ekspres në Shkup, Eurokomisioneri ka takuar dhe kreun e BDI-së Ali Ahmeti."Në takimin me Ahmetin është biseduar mbi tejkalimin e krizës politike me qëllim që dy partitë maqedonase VMRO-DPMNE e LSDM të gjejnë kompromis, tha Stefan Fyle.BDI është kundër prolongimit së zgjedhjeve lokale dhe kërkojnë që ato të mbahen në afatin e caktuar, më 24 Mars, tha lideri i BDI-së, pas takimit me Eurokomisionarin Fyle.