Kosovë, bisedime për ndryshim të qeverisë
Partnerët e koalicionit qeverisës në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re, kanë nisur bisedimet për një riformatim të ri të qeverisë aktuale.Sipas mediave në Kosovë që citojnë burime nga PDK dhe AKR, të dyja partitë janë në fazën përfundimtare të marrëveshjes për ndryshime në kabinetin qeveritar. Sipas burimeve çështja e emërimeve pothuajse është vendosur dhe deri javën e ardhshme do të jetë gati përbërja e re.Aleancës Kosova e Re pritet t'i jepet Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe emri i ministrit është vendosur të jetë shefi aktual i Rrjetit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Fadil Ismaili.Ndërsa, Besim Beqaj, mësohet se do të lëvizë në Ministrin e Integrimit. Megjithatë, ai ka kërkuar të shkojë ministër i Financave pas largimit të Bedri Hamzajt.Për postin e ministrit të Financave janë dy emra Safete Hadërgjonaj që kryeson Komisionin Parlamentar për Financa si dhe Behxhet Haliti, shefi aktual i departamentit të Administratës Tatimore.Ajo që dihet gjithashtu është se Bajram Rexhepi do të lërë postin e ministrit të Punëve të Brendshme. Për ta zëvendësuar në këtë post mësohet se personi më I preferuar është Vlora Çitaku, ministrja aktuale e Integrimit.Lëvizje pozitash do të ketë edhe në nivel zëvendësministrave, për të cilat AKR ka kërkuar katër vende.Në këtë rifreskim pozitash në ekzekutivin e Kosovës , pjesë e strukturës qeverisëse është përmendur gjithashtu edhe emri i Kadri Veselit. Megjithatë, deri më tani, askush nuk ka pranuar të flas zyrtarisht as në Partinë Demokratike e as në Aleancën Kosova e Re.