Schulz: Vendet kandidate të plotësojnë kushtet, Serbia të vijojë dialogun

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka deklaruar se dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura për të gjitha vendet kandidate, por ato duhet të plotësojnë kushtet.Duke folur për mediat serbe, Schulz theksoi se që Serbia të marrë datën e negociatave për anërtarësim në BE, duhet të vazhdojë zbatimin e reformave dhe dialogun me Kosovën, ka thënë Schulz.Në lidhje me kërkesen e vazhdueshme të BE-së për normalizim të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd, Schulz ka thënë se një gjë e tillë është tejet e rëndësishme për agjendën evropiane të të dyja vendeve.I pyetur për deklaratën e tij të mëparshme se Serbia, në fund të rrugës evropiane, do të duhet të njohë pavarësinë e Kosovës, Schulz ka thënë se ajo paraqet qëndrimin e tij dhe se nuk vendos kushte të reja.“Kujtoj se edhe Beogradi, edhe Prishtina duan që një ditë t’i bashkohen BE-së. Në BE të gjitha vendet duhet të respektojnë njëra-tjetrën dhe të ekzistojnë në paqe”, ka thënë Schulz.Prishtina dhe Beogradi janë duke zhvilluar në Bruksel bisedime në nivel kryeministrash.Deri më tani janë zhvilluar pesë raunde, ndërsa i gjashti është caktuar për 4 mars.