Daçiç intervistë për veriun para takimit të 6

Beogradi është gati të bëjë gjithçka për të arritur kompromis me Prishtinën, është shprehur Kryeministri serb, Ivica Daçiç, por nëse nuk arrihet një marrëveshje, fajin do e ketë pala tjetër, tha ai.Daçiç në një interivstë për mediat në Serbi tha se dialogu është problem shumëshekullor, i cili duhet të zgjidhet gradualisht, duke kërkuar kompromis mes dy pozicioneve që janë aktualisht të kundërta. Por në lidhje me marrëveshjet e arritura në takimin e fundit me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi ai pranoi se nuk kanë arritur në një marrëveshje dhe se në muajt në vijim do të ketë dhe të tjera takime midis dy palëve, ndoshta më të rëndësishme.Sipas përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton, “Ne jemi afër marrëveshjes tha Daçiç. Unë pajtohem me një vlerësim të tillë, por vetëm sepse jemi të pajtimit se asociacioni serb është zgjidhja e duhur. Megjithatë, jemi ende shumë larg arritjes së një marrëveshjeje. Prandaj, unë nuk e di nëse takimi i 4 Marsit do të jetë dita përfundimtare, pasi në ditët dhe muajt e ardhshëm do të ketë data edhe më me rëndësi".Daçiç megjithatë pranon se Serbia nuk do ta marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim, pa marrëveshje me Prishtinën, e ndërsa theksoi edhe një herë se Serbia nuk do të pranoj pavarsinë e Kosovës.Në pyetjen se nëse do të ngjajë ky asociacion në Republikën Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë, kryeministri serb u pëgjigj, duke kujtuar një takim me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, njëri prej tyre i tha se amerikanët janë të vetëdijshëm se shqiptarët dhe serbët janë alergjikë në dy A."Tek serbët alergjia është te Ahtisari, dhe te shqipëtarët te autonomia".