Shkupi i kthehet normalitetit pas protestave të dhunshme

Në Shkup është rikthyer qetësia pas protestave dhe incidenteve të ditës së djeshme. Nëpër rrugët e kryeqytetit maqedonas  nuk ka pasur lëvizje të shumta të qytetarëve, ndërsa në rrugët kryesore ka vazhduar prania e shtuar policore.Qytetarët shprehen të revoltuar nga sjellja e djeshme e policisë  dhe shtimi i forcave të saj, duke nxitur provokim për protestën dhe protestuesit që kishin nisur protestën e qetë.Ata thonë se janë me frikë se sërish mund të provokohen incidente dhe se ndjehen  një pasiguri pas situatës së krijuar, ku qytetarët ndjejnë pasiguri nga mundësia e dhunës së huliganëve maqedonas.Protesta nisi paqësisht, por të provokuar nga prania e madhe e forcave të policisë, protestuesit nisën të hedhin gurë ndaj tyre, ndërsa policia u pergjigj me gaz lotsjellës.Protesta e djeshme u organizua në shenjë proteste kundër dhunës së huliganëve maqedonas ndaj shqiptarëve në protestën e së premtes që ishte organizuar nga shoqata civile maqedonase kundër emërimit të ministrit të mbrojtjes Talat Xhaferi, për shkak të së kaluarës së tij si ish-komandant i UÇK-së.Protestat e fundit kanë rritur tensionet politike, ndërsa bashkësia ndërkombëtare ka shprehur shqetësime lidhur me situatën e krijuar.