City triumfon në derbin ndaj Chelseas

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City ka fituar derbin e madh anglez ndaj Chelseas me rezultatin 2-0, të Dielën në “Etihad” në kuadër të javës së 27-të të Premier Ligës.Në një ndeshje të madhe ishin “qytetarët” që triumfuan në përballje me “blutë” e Londrës. Sfida në mes këtyre dy klubeve të mëdha në ishull, është përshkruar me lojë të bukur, aksione të mira dhe raste të shumta nga të dy skuadrat. Ishte Yayo Toure, i cili në minutën e 63-të zhbllokoi rezultatin në favor të skuadrës së Roberto Mançinit, kurse Carlos Tevez (85) shënoi golin e dytë për Cityn. Londinezët u munduan shumë që të prekin rrjetën e nikoqirëve, por tentimet e tyre ishin të kota, madje Frank Lampard dështoi të shënojë edhe nga pika e bardhë.City me këtë fitore arrin në kuotën e 56 pikëve, 12 pikë me pak se lideri i tabelës, Manchester United, kurse Chelsea mbetet në vendin e tretë me 49 pikë.