Desailly: Milan me kujtoi finalen e vitit 1994

Fitorja e Milanit, përveçse ka entuziazmuar milanistët, një ndjesi të veçantë i ka dhuruar edhe ish mbrojtësit të kuqezinjve, Marsel Desailly.Qendërmbrojtësi francez, deklaroi se fitorja e Milanit 2-0 kundër Barcelonës në "San Siro", i kujtoi suksesin e vitit 1994 në finalen e Champions League, kur fituan me rezultatin 4-0.Gjithashtu francezi deklaroi se ishte shumë i lumtur që kuqezinjtë arritën suksesin ndaj një skuadre që cilësohet si më e forta në botë. "Duhet të falenderuar trajneri, Massimiliano Allegri, që ka bërë një punë të shkëlqyer për të arritur atë disiplinë që pashë në fushë. Lojtarët treguan karakterin e vërtetë të Milanit gjatë ndeshjes me Barcelonën, duke më kujtuar atë fitore të madhe në vitin 2014", deklaroi Desailly.