Torres pranë largimit nga Chelsea, pritet ardhja e Falcaos
Forma e dobët e Fernando Torres vazhdon të jetë shqetësimi kryesor te Çelsi, pasi sulmuesi spanjoll nuk arrin të shfaqet në nivelet e tij prej shumë kohësh, duke u kthyer në një zhgënjim historik për këtë klub.Por trajneri i londinezëve, Rafael Benitez, i ka dalë përsëri në mbrojtje lojtarit, pavarësisht një tjetër paraqitjet dobët dhe gabimeve të shumta para portes në ndeshjen kundër Sparta Pragës."Torres nuk luajti keq në këtë ndeshje. Mund ta analizosh një sulmues nëpërmjet numrit të golave që shënon. Ndoshta keni të drejtë. Por ai bëri një punë të shkëlqyer për skuadrën gjatë ndeshjes"tha ai."Nuk është e lehtë të luash përballë një skuadre që qëndron në mbrojtje, por ai fitoi topat në ajër, krijoi hapësira për lojtarët përreth tij. Nuk jam dakord me ata që thonë se luajti keq. Sigurisht që edhe unë dua që ai të realizojë rastet që i shfaqen. Jam i bindur se do të kthehet në formën më të mirë dhe do të shënojë me rregullsi nëse vazhdon të punojë si sot", shpjegoi trajneri spanjoll, i cili mendohet se është afruar te klubi londinez nga Roman Abramoviç pikërisht për të ringjallur lojtarin i cili u ble për 50 milion paund nga Liverpuli, por nuk ka bindur asnjëherë me fanellën e Çelsit.