S’ndalet Miami Heat
Në shtatë ndeshjet e luajtura mbrëmë në NBA, padyshim që bie në sy suksesi i radhës i Miami Heat, më saktë i 10-ti ndaj Philadelphias me rezultatin 114-90, njofton “Supersport”.Protagonist ishte i përhershmi, LeBron James, që për herë të 35-të në karrierë realizon një “triple-double” me 16 pikë, 11 asistë dhe 10 rebounds. I ndihmuar edhe nga Dwayne Wade, që shënon 33 pikë, nuk kishte se si të përfundonte ndryshe veç fitores së Miamit. U rikthye te triumfi Denver Nuggets që numëron katër humbje teksa mundi 113-99 Charlotte Bobcats.Ashtu si Denver, edhe Los Angeles Clippers la pas disfatën me San Antonion duke mundur Utah Jazz 107-94. Në sfidat e tjera këto rezultate: Orlando Magic-Cleveland Cavaliers 94-118, Detroit Pistons-Indiana Pistons 72-90, Milwaukee Bucks-Atlanta Hawks 102-103 dhe Washington Wizards-Houston Rockets 105-103.