KE "godet" trukimet, gjobit Bylisin dhe Kastriotin, kallzim penal për kombëtaren e futsallës

Tashmë dhe strukturat kompetente të futbollit shqiptar i kanë dhënë goditjen “skandalit të trukimeve”, i cili po bën xhiron e botës, me epiqendër kryesore Italinë. Të mërkurën Komisioni i Etikës ka marrë tre vendime që kanë të bëjnë me komplotim ndeshjesh, duke dënuar kështu skuadrën e Bylis me 15 milionë lekë të vjetra për komplotim dhe influencë në rezultat të ndeshjes me Flamurtarin.Gjithashtu është dënuar edhe Kastrioti me 15 milionë lekë të vjetra për komplotim dhe influencë në rezultat të ndeshjes së luajtur me Shkumbinin. Por e rëndë është për nga veprimi nëse është bërë, por jo vendimi që ka të bëjë me kombëtaren e futsallës, e cila sipas etikës e ka fiksuar rezultatin në ndeshjen eliminatore me Zvicrën. Përë këtë është vendosur shkarkimi i stafit teknik dhe kallëzim penal për të gjithë ekipin e kombëtares së minifutbollit.Vendimet e Komisionit të Etikës:1. Dënimin me gjobë kundrejt K.F. Bylis me vlerë 1.500.000 lekë për komplotim dhe influencim në rezultatin e ndeshjes Flamurtari-Bylis, në kundërshtim me etikën sportive, bazuar në nenin 68.1 të KDS.2. Dënimin me gjobë të K.S. Kastrioti me vlerë 1.500.000 lekë për komplotim dhe influencim në rezultatin e ndeshjes Kastrioti-Shkumbini, në kundërshtim me etikën sportive, bazuar në nenin 68.1 të KDS.3. Për komplotim dhe influencim të rezultatit të ndeshjes Shqipëri-Zvicër, e vlefshme për KampionatinEuropian të Futsallit, shkarkimin e trajnerit Alban Neziri dhe të zv.trajnerit Ramazan Konci.Kallëzim penal për trukimin e ndeshjes Shqipëri-Zvicër për të gjithë ekipin kombëtar të futsallit.