Inter-Milan, përplasje gjigantësh

Derbi me i madh italian në mes rivalëve të përbetuar, Interit dhe Milanit, takim ky që do të luhet të dielën mbrëma në “Gisuieppe Meaza”, është kryendeshja e xhiros së 26-të të Serie A. Rivaliteti i madhe në mes këtyre dy skuadrave dhe synimet e të dy ekipeve për plasman sa më të lartë në renditjen tabelore e bëjnë këtë sfidë tejet të ‘nxehtë’.“Nerazurët”, kësaj ndeshje do t’i qasen me disa mungesa, derisa “Rossonerët” tashmë janë në një formë mjaft të mirë, sidomos pas fitores ndaj Barcelonës në mesjavën që e lamë pas. Milan më të gjitha forcat do të kërkojë fitore në mënyrë që të bëjë hapin e madh për të siguruar një vend që çon në Ligën e Kampionëve.Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për sulmuesin Mario Balotelli, i cili do të luajë ndaj ish-klubit të tij, Inter. Ndërkohë, Juventus që kryeson tabelën do të kërkojë trepikëshin e radhës ndaj Sienes, kurse Napoli që e ndjek në hap Juve do të luaj në udhëtim tek Udinese.Serie A / Xhiroja e 26-tëSot takohen:20:45, Palermo-GenoaNesër takohen:12:30, Sampdoria-Chievo15:00, Atalanta-Roma15:00, Bologna-Fiorentina15:00, Cagliari-Torino15:00, Juventus-Siena15:00, Parma-Catania20:45, Inter-MilanTë hënën takohen:19:00, Udinese-Napoli21:00, Lazio-Pescara